E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vijon numërimi në Kukës/ PD e para me 2 mandate, PS 30.7%!

Pak orë pas përfundimit të procesit të votimit ka nisur numërimi i votave në Qarkun Kukës.Deri më tani janë numëruar votat e hedhura nga qytetarët e Qarkut Kukës në 64 nga 140 Qendra Votimi.

Aktualisht, Partia Demokratike kryeson me 8600 vota ose 53.3%, duke nxjerrë 2 mandate. Në këtë qark nga numërimi i deritanishëm rezulton që demokratët të kenë marrë 75.38% të votave  të diasporës. Sidoqoftë, në votë popullore PD në këtë qark shënon një rënie të ndjeshme me 9.6%.

E dyta figuron Partia Socialiste me 4953 vota ose 30.7%, duke marrë 1 mandat. Në këtë qark nga numërimi i deritanishëm rezulton që socialistët të kenë marrë 20% të votave të diasporës.

PSD e Tom Doshit ka suprizuar në këtë qark me një rritje prej 13.6% në krahasim me zgjedhjet e 2021.

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Kukësit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›