E Hënë, 2 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, Manastirliu: Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta deri më 1 shtator

Regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta do të kryhen përmes portalit e-Albania deri më 1 shtator. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu i bën thirrje prindërve që të kryejnë këtë proces sipas afateve.

“Të dashur prindër! Ju informojmë se regjistrimet për nxënësit në klasat e para dhe të dhjeta do të jenë të hapura në platformën e-Albania deri më 1 shtator. Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit”, shkruan ministrja.

Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator dhe mbyllet më 12 qershor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›