E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vjedhja e të dhënave personale, shtohen ankesat pranë zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka njoftuar një rritje të ndjeshme të ankesave për vjedhje të të dhënave personale nga individë të ndryshëm, krahasuar me disa vite më parë.

Aktiviteti i zhvilluar me rastin e 28 Janarit, Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet mblodhi bashkë drejtues të shkollave të arsimit të mesëm të lartë, mësues, nxënës dhe prindër.

“Ne në vitin 2024 kemi trajtuar 455 ankesa që kanë të bëjnë me pretendim për shkelje të të dhënave personale. Është një trend rritës. Unë mjafton te bëj një krahasim. Dhjetë vjet më parë, pranë zyrës së komisionerit paraqiteshin vetëm 30-35 ankesa në vit.  Ndërgjegjësimi vi qytetarëve, ose sic quhet në gjuhën tonë subjekti i  mbrojtjes së të dhënave është rritur jashtëzakonisht shumë”, tha Besnik Devishi (Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale).

Drejtues të Zyrës së Këshillit të Europës thanë se shpesh,  përdoruesit e rrjeteve sociale neglizhojnë duke mos u kujdesur për të dhënat e tyre

“Ka një problem, deri në momentin që vuan pasojat e moskujdesit duket se gjithcka është në rregull. E mira është të reflektoni para si mund të evidentoni një dëm që mund të ndodhi nga dhënia pa kriter e të dhënave”, tha zv.kryetari i zyrës së Këshillit të Europës, Olsi Dekovi.

Në fund, të rinjtë, u këshilluan për përdorim më të sigurt të rrjeteve sociale, duke vënë në dukje rrezikun që vjen nga ndarja e pakujdesshme e të dhënave në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›