E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjeshta e Kolonjës frymëzon 45 piktorë nga trevat shqiptare, rikthehet “Kolonia e Piktorëve”

Ka nisur edicioni i tetë i aktivitetit “Kolonia e Piktorëve” në Kolonjë, ku rreth 45 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare janë bërë pjesë e këtij aktiviteti. Përgjatë katër ditëve, ata do të hedhin në telajo bukuritë natyrore të krahinës, me fokus të veçantë peizazhet e vjeshtës.

Fatmir Toçi, organizator i aktivitetit, thotë se në bashkëpunim me Bashkinë e Kolonjës po punohet për krijimin e një galerie arti në Ersekë, ku do të ekspozohen punimet e artistëve pjesëmarrës.

“Rreth 45 piktorë çdo vit në stinën e vjeshtës vijnë të marrin frymëzimin dhe transformimin që zona ka pasur. Do të shkojmë deri në fund të premtimit që kanë dhënë piktorët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, nga diaspora, që me pikturat e tyre brenda pak kohësh të krijohet një galeri arti e pikturës, ku do të ketë objekt dhe fokus peizazhet dhe pamjet e zonës”, tha Fatmir Toçi.

Për artistët, Kolonja është një burim frymëzimi në çdo stinë. Disa prej tyre tregojnë se kanë krijuar një lidhje të veçantë me këtë krahinë, të cilën e vizitojnë vazhdimisht për të pikturuar peizazhet e saj.

“Kolonia është hera e tretë, por unë vij shpesh sepse është nga rrugët e preferuara të miat. Nga rrugët më të bukura që ka Shqipëria për t’u pikturuar”, tha Arben Kristani.

“Vij për të disatën herë, për mua është kënaqësi e veçantë në Ersekë sepse edhe në këtë kohë ka natyrë të butë, kolorit të pasur, tonalitete të bukura e ka kënaqësi kur pikturon. Vjeshta është më e bukura këtu. Ngjyra të hatashme”, tha Emiona Stasi.

“Në koloninë e Ersekës, në peizazh që të ofron ky vend. Shumë bukur edhe pse koha e vrenjtur, natyra është fantastike, vjeshta e bukur”, tha Ardian Mashi.

Në përfundim të aktivitetit, krijimet e realizuara gjatë katër ditëve do të prezantohen në një ekspozitë në Ersekë. Ato synohet të bëhen pjesë e fondit të galerisë së ardhshme të arteve pamore, duke promovuar përmes artit bukuritë e Kolonjës.

Lajme të Sugjeruara

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyn në Guinness, thyen rekordin botëror me 72 rrotullime në 30 sekonda (VIDEO)

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyn në Guinness, thyen rekordin botëror me 72 rrotullime në 30 sekonda (VIDEO)

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari

Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)

Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›