“Vjosa” aplikon në UNESCO, Kumbaro: Tjetër hap për ruajtjen e lumit dhe parkut natyror

Ministria e mjedisit ka bërë gati dosjen e aplikimit për të përfshirë Parkun Kombëtar “Lumi Vjosa” në UNESCO.
Përmes këtij dokumenti, synohet të ruhen vlerat e trashëguara nga komunitetet lokale.
“Vjosa do të regjistrohet në kategorinë “Njeriu dhe Biosfera”. Është një nga kategoritë më interesate që ka UNESCO kur bëhet fjalë për zonat të mbrojtura natyrore. Tani fillon një proces bashkëpunimi me ekspertët e UNESCO-s në Paris me besimin se në mbledhjen e ardhshme Vjosa do të marrë këtë patentë të re. Jemi shumë krenarë për punën e bërë gjithë këto vite me Vjosën, së bashku me të gjithë aktorët”, tha Kumbaro.
Vjosa u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023.
Më herët, Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO vizitoi Vjosën me ftesë të ministres Mirela Kumbaro me qëllim përfshirjen e saj në listën e siteve të mbrojtura nga Unesco, duke e vlerësuar si një prej lumenjve të fundit të egër në Europë dhe i pari Park Kombëtar i një lumi të paprekur. /vizionplus.tv