Vllaznia fiton ndaj Partizanit, Egnatia triumfon ndaj Bylisit

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Vllaznia dhe Egnatia kanë korrur fitore përballë Partizanit dhe Bylisit në kuadër të javës së 30-të të Superligës.
Kuqeblutë mundën me rezultatin 2-0 Partizanin në ndeshjen e zhvilluar në “Arenën e Demave”, Tiranë. Sfida u vendos në dhjetë minutat e fundit, kur miqtë thyen mbrojtjen e të kuqve.
Ishte Kevin Dodaj që vendosi fatin e sfidës me dy golat e tij, fillimisht në minutën e 82-të dhe më pas në minutën e 96-të.
Kjo fitore e mban Vllazninë në krye të klasifikimit me 56 pikë, 2 më shumë se Egnatia, që mundi në Bylisin në Rrogozhinë me rezultatin 3-0. Përtej shifrave, sfida ishte e luftuar dhe me mjaft tension.
Hero i kampionëve në fuqi u bë Daniel Adjessa me tripletën e tij. Sulmuesi i miqve shënoi golin e parë në minutën e 69-të, dyfishoi në të 87-ën, ndërsa goli i tretë dhe i fundit i takimit u realizua në minutën e 93-të.
Java e 30-të e Superligës nisi dje me barazimin dramatik 1-1 mes Flamurtari dhe Tirana në Vlorë dhe vijon me dy sfidat e fundit.
Java e 30-të e Superligës:
Flamurtari – Tirana 1-1
Bylis – Egnatia 0-3
Partizani – Vllaznia 0-2
Dinamo City – Elbasani 20:00
Vora – Teuta (të dielën, 15:00)