E Martë, 3 Nëntor 2026

Vllaznia kualifikohet në turin tjetër të Conference League

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Vllaznia ka kaluar turin e parë kualifikues të Conference League.

Skuadra shkodrane ka përmbysur humbjen 0-1 një javë më parë në Elbasan Arena, duke fituar 2-4 në sfidën e kthimit kundër Daugavpils.

Skuadra shkodrane, pas dy ndeshjeve, kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 3-4 në turin e dytë të Conference League.

Skuadra shkodrane, zhbllokoi rezultatin që në minutën e 22 me Mensah, por vendasit përmbysën 2-1. Në fund të 45-minutave të para shkodranët barazuan shifrat.

Në pjesën e dytë, goli i Dodajt në minutën e 74-t dhe i Kubazit në të 87-n i dhanë kualifikimin Vllaznisë.

1 nga 7

/a.f//r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›