E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia mposht Dinamon 0-2 dhe feston në “Air Albania”

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në supersfidën e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, duke mundur Dinamon me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania”.

Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 33-të, kur Bekim Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin Aldo Teqja.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa nisja e fraksionit të dytë u vonua për shkak të problemeve me energjinë elektrike në stadium.

Në pjesën e dytë, Dinamo tentoi të reagojë, por pa sukses, pasi mbrojtja e Vllaznisë u tregua solide. Golin e sigurisë për shkodranët e shënoi Kallaku në minutën e 84-t, pas një kundërsulmi të shpejtë të iniciuar nga Kastrati.

Me këtë triumf, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 36 pikë, vetëm dy pikë larg Egnatias kryesuese. Ndërkohë, Dinamo zbret në vendin e katërt me 33 pikë.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›