Vlora Hyseni nuk paraqitet në Gjykatë, shtyhet seanca gjyqësore, nesër shpallet vendimi

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për çështjen e Vlora Hysenit. Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror nuk ka marrë pjesë në seancën e zhvilluar në Apelin e Posaçëm.
Në seancë është i pranishëm avokati i saj, Kastriot Selita.
Ndaj Hysenit GJKKO ka caktuar më herët masën ‘arrest shtëpie’, pasi akuzohet për përfshirje në skandalin e AKSHI-it, ku ndihmonte biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ai ishte në arrati.