Vlora, Qytet Europian i Sportit, më 1 qershor do të mbahet maratona e fëmijëve

I zgjedhur si Qyteti Europian i Sportit, Vlora bregdetare do të mbushet më 1 qershor nga mijëra fëmijë, pjese e maratonës nga sheshi i “Flamurit”, deri në zonën e Lungo Mares.
Klevis Kaso, nënkryetar i Bashkisë së Vlorës flet për aktivitetet e shumta që ky qytet organizon këtë vit.
“Më 1 qershor duam të jetë unike për qytetin tonë, që është parada e 10 mijë fëmijëve nga ekipe sportive nga të gjithë Shqipëria me kostume popullore me tabela nga qyteti i gjithsecilit”, tha Kaso.
Bashkëngjitur sezonit veror, aktivitetet sportive shihen si mundësi e shtuar për argëtimin e turisteve.
Pjesëmarrja e sportistëve ndërkombëtarë kanë qenë një promocion i mirë për Vlorën turistike.
/rtsh.al/