E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora, Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohen disa mjete lundruese për shkak të kushteve të këqija, ja çfarë duhet të dini!

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, Kapiteneria e Sarandës ka vendosur ndalimin e lundrimit për të gjitha anijet turistike dhe anijet e peshkimit në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit për ditën e premte, 24 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë në interes të sigurisë së lundrimit dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.

Kapiteneria u bën thirrje të gjithë pronarëve, operatorëve dhe kapitenëve të mjeteve lundruese të respektojnë urdhrin dhe të mos dalin në det gjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike në det nga ora 14:00 e datës 24 korrik deri në orën 06:00 të 25 korrikut. Sipas njoftimit priten erëra me forcë 6-7 ballë dhe dallgë deri në 3.5 metra.

Për këtë arsye, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit jashtë gjirit të Vlorës, ndërsa mjetet që operojnë brenda gjirit duhet të tregojnë kujdes të shtuar.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht.

NJOFTIM I KAPITENERISË VLORË PËR KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE TË PËRKEQËSUARA 

Datat: 24 – 25 Korrik 2026

Në bazë të parashikimit për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 14:00 e datës 24.07.2026 deri në orën 06:00 të datës 25.07.2026, në drejtimin VERI–VERIPERËNDIM me forcë ere deri 6–7 bft (15–25 m/s) dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri 3.50 metra, ju bëjmë me dije me si më poshtë :

1.Është ndaluar pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur dhe zonën Dhërmi–Himarë, gjatë periudhës së mësipërme.

2.Mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit brenda gjirit të Vlorës duhet të marrin në konsideratë kushtet e përkeqësuara dhe të veprojnë me kujdes të shtuar.

3.Subjektet dhe institucionet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë kërkohet të bashkëpunojnë për marrjen e masave të nevojshme, duke siguruar mjetet në port dhe duke rritur gatishmërinë e ekuipazheve.

4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 25.07.2026.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›