E Martë, 3 Nëntor 2026

Vlora sot pasdite, Rama: Doli në dritë Lungomarja me heqjen e barrikadave absurde

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Prej gati një jave, qyteti i Vlorës është përfshirë në një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje, me qëllim çlirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të Lungomares, prej së cilës tashmë janë hequr barrikadat që pengonin lëvizjen dhe shfrytëzimin e hapësirës publike.

“Vlora sot pasdite. Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre”, u shpreh kryeministri Rama.

Aksioni për lirimin e Lungomares është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për rivitalizimin e hapësirave publike dhe forcimin e rendit urban në zonat turistike. /j.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›