E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë- Punimet për ujësjellësin dëmtojnë linjën elektrike, Lungomare mbetet pa drita

Punimet për shtrimin e tubacioneve të ujësjellësit kanë shkaktuar probleme në shëtitoren e Lungomares.

Gjatë punimeve në hyrje të shëtitores, është këputur një kabllo elektrike, duke lënë pa energji të gjithë zonën. Si pasojë, aktiviteti i bizneseve është bllokuar, ndërsa familjet që jetojnë aty kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

OSHEE ka njoftuar se ka nisur menjëherë grupet e gatshme për të rikthyer energjinë në zonë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›