E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët përhapen me shpejtësi

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shashicës, në Vlorë, ku flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve ka rritur rrezikun për zgjerimin e vatrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Ndërhyrja vijon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›