E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, banorët mbështesin investimin/ “Vende pune dhe zhvillim ekonomik për Zvërnecin dhe gjithë Vlorën”

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u ndal në Vlorë dhe  gjatë takimeve të tij diskutoi dhe për Zvërnecin, banorët e qytetit shprehen në mbështetje të investimit.

Qytetarë të moshave të ndryshme thonë se investimi do të sjellë zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.

Ndikim sipas tyre do të ketë jo vetëm në Zvërnec por dhe më gjërë.

Investimi me vlerë rreth 4 miliardë euro sipas tyre do të rrisë potencialin turistik të vendit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›