E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, digjet makina personale e kryebashkiakut Shpëtim Gjika

VLORE - Persona të panjohur i kanë vënë flakën automjetit personal të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pranë banesës së kryebashkiakut, në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, ku ishte i parkuar automjeti. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Me të marrë njoftimin, forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve.

Policia bëri të ditur se mjeti tip Benz, që përdoret personalisht nga kreu i Bashkisë jashtë orarit zyrtar, është djegur plotësisht.
Nga hetimet paraprake dyshohet se në automjet janë vendosur lëndë plasëse.

Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim nga zoti Gjika apo Bashkia e Vlorës, në lidhje me këtë ngjarje.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›