E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore gjendet nje kufomePolicia Vdiq nga korrenti

Nje trup i pajete eshte gjetur prag mbremjen e sotme ne fshatin Gjorm te qytetit te Vlores. Viktima eshte identifikuar si 45 vjecari Gazmir Lelaj.

Burime zyrtare nga policia e Vlores bejne me dije se trupi i 45 vjecarit eshte gjetur prane nje transformatori te energjise elektrike.

Trupi pa jete e kane zbuluar disa banore te fshatit. te cilet po kalonin ne afersi te transformatorit te kesaj zone i cili ndodhet ne rrugen qe te con ne fshatin Velce tek vendi i quajtur Qafa e Varitaves.

Nga kontrolli i ushtruar ne trupin e viktimes nuk ka rezultuar asnje lloj shenje plumbi ose thike pasi u mendua fillimisht se viktima eshte vrare por pas kontrollit te duarve u pa se ato ishin te djegura si pasoje e kontaktit me rrymen elektrike.

Po ashtu ne afersi te kabines elektrike eshte gjetur dhe nje pince tip dare nga ato qe sherbejne per prerje telash dhe hekurash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›