E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore percillet me nderime gjyqtari i ndjere Konomi


Percillet me nderime per ne banesen e fundit arkivoli me trupin e gjyqtarit te ndjere Skerdilajd Konomi, i cili mbeti viktimë e një atentati me ekspoziv një ditë më parë në qytetin bregdetar.

Me pare u zhvilluan homazhe ne teatrin e Vlores "Petro Marko". Ne to moren  pjesë zyrtarë të lartë të pushtetit qëndror, deputetë të dy kaheve politike, drejtues te pushtetit lokal, si dhe qindra qytetarë, miq e të afërm të gjyqtarit.

Nenkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu deklaroi pas homazheve se duhet të garantohet jeta e gjyqtarëve dhe se ekzekutimi i Konomit, ishte një krim mafioz.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika e konsideroi vrasjen e gjyqtarit si Vrasja e gjyqtaritKrimi gjykon fatalisht gjyqësorin Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova Spahiu: Alarm për kriminalitetin e lartë një goditje të rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për qytetin dhe për drejtësinë shqiptare.

Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës është vrare te premten nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores.

33-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve 4 dhe 1 vjec, mesohet se ishte nisur per te shkuar ne pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu. Disa prej tyre vrapuan per te nxjerre nga makina drejtuesin e mjetit. I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.

Per shkak te demtimit te kembeve qe kishin ngecur ne pjeset e demtuara te mjetit, trupi nuk u be e mundur te largohej menjehere nga mjeti, i cili pak sekonda me pas u perfshi nga flaket.

Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikesve qe te shuajne flaket qe shperthyen ne automjetin e shkaterruar nga eksplozivi. Pasi zjarrfikesit evituan ndonje shperthim tjeter te mjetit, policet dhe kalimtaret terhoqen trupin e gjytarit te ri nga mjeti. Pa pritur ende mberritjen e ambulances dhe mjekeve, policet transportuan per ne spital te riun, i cili mesohet se humbi jeten me pas per shkak te plageve te medha dhe djegieve te trupit.

Atentat mafioz

Verifikimi i targës së automjetit bëri shpejt të qartë për policinë se bëhej fjalë për një ngjarje shumë më të rëndë se atentatet që kishin ndodhur më parë në Vlorë. Skena e krimit ishte pothuaj identike me atë të ndodhur më herët këtë vit në Skelë, por viktima bënte ndryshimin.

Ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit u gjendën shpejt në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se në makinën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde plasëse dhe shpërthimi ishte komanduar në distancë. Pak orë më vonë, hetuesit mësuan një fakt tjetër që i vuri vulën klasifikimit të këtij krimi si atentat i tipit mafioz.

Gjyqtari Konomi kishte blerë përpara pak kohësh një makinë të re, një “Mercedes Benz” të kushtueshëm, ndërsa Mercedesi me të cilin lëvizte dje, përdorej zakonisht nga bashkëshortja e tij. Por një ditë përpara atentatit, dikush i kishte çarë me thikë gomat e “Mercedesit” të ri, duke e detyruar gjyqtarin që banonte në zonën e Ujit të Ftohtë, të përdorte makinën e vjetër për të shkuar në punë. Ekspertët e policisë thonë se në makinën e re të gjyqtarit, për shkak të sistemeve moderne të sigurisë, ishte e vështirë të vendosej një bombë, ndërsa në makinën e vjetër, vendosja e një bombe mund të konsiderohej “punë fëmijësh”.

Halimi: Dëshmitarë dhe prova

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka vizituar familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën në një atentat me eksploziv sot në qytetin e Vlorës.

Duke folur për mediat pas vizitës, Halimi ka deklaruar se është takuar me grupin hetimor, i cili sipas tij po punon me intensitet dhe është në rrugën e duhur.

“Konstatova se grupi hetimor po punon në mënyrë të shkëlqyer, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të së drejtës, policisë kriminale dhe Krimeve të Rënda. Mora garancinë se hetimi do jetë i shpejtë dhe efikas dhe se përgjegjësit do të bien në prangat e ligjit”, ka deklaruar Halimi.

“Ajo që është e rëndësishme është se nuk është një krim i përsosur, se ka prova, ka dëshmitarë që po flasin dhe autorët do të dalin para ligjit”, ka nënvizuar ai.

Ministri i Drejtësisë ka shtuar më tej se ka garantuar familjarët e gjyqtarit për vënien e drejtësisë në vend, si dhe u ka ofruar hetuesve mbështetjen e qeverisë.

Ndërkohë, personi që jep informacion për autorin ose autorët e vrasjes do të marrë një shpërblim prej 100 mijë euro.

Shuma në fjalë është caktuar nga Drejtoria e policisë së Vlorës, e cila ka vendosur edhe dy numra telefoni në dispozicion të informatorëve: 069 41 02 355 dhe 069 41 05 397.

Sondazh

A keni besim se drejtesia do te zbardhe vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_354'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(354); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova
“Grupi hetimor në rrugën e duhur”
Serbët bllokojnë makinat në pikën 31
Blair: Vrasja e Bin Laden, e rëndësishme
Spahiu: Alarm për kriminalitetin e lartë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›