E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vlorë, përfundon numërimi në KZAZ 84/ Socialistët kryesojnë bindshëm, numërimi vijon në tre KZAZ

VLORË- Partia Socialiste vijon të kryesojë bindshëm ndaj Partisë Demokratike edhe në qarkun e Vlorës.

Aktualisht, sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ-ja raportohet se janë numëruar 352 qendra votimi nga 449 që janë në total.

Rezultati deri tani:

  • PS- 39,940 –  58.04%
  • PD-ASHM- 18,849 vota 27.41%

Këto shifra të përkthyera në mandate deputeti janë përkatësisht: PS 8 mandate, PD-ASHM 4 mandate.

/abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›