Vlorë, plagoset një 23-vjeçar, policia nis hetimet

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një i ri ka mbetur i plagosur pas një konflikti me mjet prerës.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është shtetasi me iniciale Gj. I., 23 vjeç. Ai është gjetur i dëmtuar me thikë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë qenë të parat që i kanë dhënë ndihmë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 23-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e stafit mjekësor. Gjendja e tij po monitorohet në vazhdimësi, ndonëse nuk bëhen ende të ditura detaje specifike mbi shkallën e rrezikshmërisë së plagëve të marra.
Hetimet e policisë
Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Vlorës ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë plagosje.
Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove. Sapo gjendja shëndetësore e të riut të stabilizohet, oficerët e Policisë Gjyqësore do të marrin dëshminë e tij, e cila konsiderohet kyçe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
/rtsh.al/