E Diel, 1 Nëntor 2026

Von der Leyen: BE “gati për të gjitha skenarët” pas kërcënimeve të Trump për tarifa ndaj makinave

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është “gati për të gjitha skenarët”, pas paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave shtesë ndaj automjeteve të importuara nga BE-ja.

Deklarata e saj u bë gjatë një konference për shtyp në Jerevan, ku ajo theksoi rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve tregtare mes palëve.

“Një marrëveshje është një marrëveshje,” u shpreh von der Leyen, duke iu referuar marrëveshjes tregtare të arritur në korrik mes BE-së dhe administratës së Donald Trump, e cila parashikonte kufizimin e tarifave për automjetet evropiane të eksportuara drejt SHBA-së në 15%.

Tensionet u rritën pasi Donald Trump kërcënoi të premten vendosjen e një tarife shtesë prej 25% për makinat dhe kamionët e importuar nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar bllokun se nuk ka respektuar plotësisht marrëveshjen e mëparshme tregtare.

Zyrtarët evropianë po monitorojnë situatën, ndërsa Brukseli sinjalizon se do të reagojë në varësi të zhvillimeve të mëtejshme në marrëdhëniet tregtare transatlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›