E Diel, 1 Nëntor 2026

Vora nuk ndalet në merkato, firmos me sulmuesin e formuar te Tottenham

Vora nuk ndalet në merkato, firmos me sulmuesin e formuar në akademinë e Tottenham Hotspur, duke vijuar më pas karrierën e tij në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21. Bëhet fjalë për Renaldo Torrajn, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Teutës.  Ai ka veshur dhe fanellën kuqezi të U16, U17, U19 dhe U21.

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë se, nga dita e sotme, Renaldo Torraj është zyrtarisht futbollist i Vorës.

Renaldo është formuar në akademinë e Tottenham Hotspur, duke vijuar më pas karrierën e tij në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21.

Së fundmi, ka qenë pjesë e KF Teuta, në Abissnet Superiore.

Ai ka përfaqësuar me radhë Kombëtaren e Shqipërisë U16, U17, U19 dhe U21, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një lojtarë premtues.

Klubi ynë i uron mirëseardhje Renaldo Torrajt dhe shumë suksese me fanellën e Vorës!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›