Vota e emigrantëve/ Ka rritje interesi, por nisin kokëçarjet e para

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur të dërgojë në Kuvend marrëveshjen e dakordësuar mes Partisë Socialiste dhe Partinë Demokratike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ndryshimet, tre prej të cilave më kryesoret, konsistojnë për votën e diasporës. Celibashi ka kërkuar të drejtën për prokurimin e procesit të vajtje-ardhjes së fletëve të votimit tek emigrantët, shkurtimin me 10 ditë të afatit për regjistrimin e kandidatëve, për të dhënë kohë përgatitjes së fletës së votimit dhe caktimin e numëruesve nga partitë politike për votën e diasporës.
Celibashi zbuloi se do i kërkojë Këshillit të Ministrave të shtyjë afatin e skadencës për thuajse 1 milionë qytetarë të cilëve u përfundon vlefshmëria e pasaportës apo kartës së identitetit gjatë periudhës 15 prill-15 maj.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 9 ditë nga ccelja e procesit të regjistrimit të emigrantëve ka 42 mijë kërkesa, nga të cilat 28 mijë janë shqyrtuar, 18 mijë janë pranuar dhe mbi 9 mijë janë refuzuar.
Celibashi shpjegoi se shumë prej refuzimeve vijnë për shkak se vetë emigrantët nuk aplikojnë me dokumentet e duhura, kryesisht sa i përket adresave të tyre./abcnews.al