Votimet për delegatët e rinj të kongresit të PS-së, voton kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama sapo dha votën e tij për delegatët e Kongresit të Ri të Partisë Socialiste.
Sot në orën 08:00 nisi dita e dytë e procesit të zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste në të 27 Njësitë Administrative të Tiranës.
Pas votimeve Partia Socialiste do të jetë me delegatë të ripërtërirë. 950 përfaqësuesit e rinj në organin më të rëndësishëm të partisë kanë dalë në zgjedhjet për delegatët e PS. 95 mijë anëtarë të PS janë thirrur për të votuar sipas parimit një anëtar, një votë.
Ndërkohë nesër kryesocialisti Edi Rama do të udhëtojë drejt Greqisë. Turi me diasporën nis më Athinën. Në stadiumin “Galatsit” do të mbahet takimi me shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj.
Numri dy i socialistëve, Blendi Klosi tha se mes vizitës së Edi Ramës me fushatën zgjedhore për eurodeputetët në Greqi nuk ka asnjë pikëtakimi./vizionplus.tv/