E Hënë, 2 Nëntor 2026

Votimi i programit qeverisës, avokati: Kryeministri tërheq opozitën në debat, ja “skema” që përdori në seancë

Avokati Bledar Dervishi, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, komentoi seancën plenare që u mbajt sot për votimin e programit të qeverisë.

Dervishi tha se kryeministri Edi Rama përdori një skemë, ku sipas tij, tërhoqi opozitën në koas dhe kështu nuk u zbërthye programi.

Avokati theksoi se nuk i pëlqen përplasja e tavolinave nga deputetët e opozitës në seancën e parë plenare, po ashtu edhe sot.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si ju duk seanca sot?

Dervishi: Nuk më pëlqeu as si qytetar, jo më si jurist. Ajo që më bën përshtypje është që opozita e njeh shumë mirë kryeministrin. Ai është i prirur ta tërheq opozitën në debat për të realizuar qëllimet e veta. Donte ta kalonte shpejt këtë seancë pa një zbërthim të programit të tij, dhe opozita e kishte mundësinë sot të bënte debat politik. Dhe u mbyll seanca ashtu siç u mbyll. Nuk më pëlqen të përplasen tavolinat që në seancën e parë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›