E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Voton emigranti i parë/ Diaspora nis votimin, Celibashi: Zgjedhësi i parë në Gjermani

Një shqiptar nga Gjermania është i pari zgjedhës nga jashtë që ka marrë në dorëzim fletën e votimit për të zgjedhur parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Vota e tij do të shkojë në qarkun e Dibrës.

Votimi nga jashtë ka nisur! Në orën 07:15 të së martës, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen të Gjermanisë dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve! Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025

Këtë proces e përshëndeti edhe kryeministri Edi Rama i cili në një status në rrjetet sociale e cilësoi historike mundësimin e votës së diasporës.

Referuar të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deri më tani janë nisur 76,237 zarfe me fletet e votimit, nga ku 24 janë marrë në dorëzim. Këto vota do të shkojnë në qarqet Elbasan, Durres, Berat, Dibër, Kukes dhe Korce.

Ndërsa sa i përket shteteve, më shumë fletë votimit janë shpërndarë në Itali, e ndjekur nga Greqia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›