E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vranësira dhe kthjellime/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme, 27 shtator 2023

Këtë të Mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë bregdetit era hera-herës fiton shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 26°C
në zonat e ulëta 15 deri 28°C
në zonat bregdetare 17 deri 30 °C.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›