E Premte, 6 Nëntor 2026

Vrasësi i shqiptarit para gjykatës, 68-vjeçari para hetuesve: Nuk doja të përfundonte kështu

68-vjeçari grek Dhimitris Kutrumanis i cili vrau 39-vjeçarin shqiptar Briken Limka   është paraqitur në Gjykatën e Rrethit  Gjyqësor  Pire. Ai është shfaqur me pranga në duar, i veshur me antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie.

“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit.

 

Ngjarja rëndë ndodhi mesditën e së premtes ku pas konfliktit për parkimin 68- vjeçari rrëmbeu pushkën dhe qëlloi nga afër Briken Limkën duke e lënë të vdekur në vend.  Mediat greke raportuan se vrasësi jo vetëm që ishte koshient për krimin e kryer dhe ishte larguar qetësisht, por madje ishte shprehur se kishte ‘mbaruar pun뒠 me shqiptarin.

Briken Limka, baba i tre fëmijëve punonte si roje parkingu. Krimi tronditi mbarë opinionin publik në Greqi. Banorët e zonës e kanë përshkruar Dhimitris Kutrumanis  si një person problematik dhe që ishte konfliktuar edhe me fqinjë të tjerë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›