E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi pendohet për krimin, Gazmend Buçpapaj: Thikën e përdora për t’u vetëmbrojtur

Autori i vrasjes së Egli Pashollarit, i cili u arrestua pasditen e së hënës në Tropojë, është marrë në pyejte nga hetuesit e krimeve të rënda në policinë e Tiranës në lidhje me ngjarjen që i kushtoi jetën 31-vjeçarit.

Gazmend Buçpapaj përpara agjentëve ka thënë se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërkohë që ka shfaqur pendesë për krimin, ai ka rrëfyer dhe dinamikën e ngjarjes.

40-vjeçari ka shpjeguar se pasi ka marrë bashkëshorten e tij nga puna është nisur drejt spitalit, por rruga ka qënë e bllokuar dhe i ka rënë borisë.

Sipas tij, Pashollari ka dalë nga makina dhe e ka sharë me fjalë të rënda. Ai ka shtuar se viktima pasi eci pak metra, ndaloi dhe doli sërish nga mjeti duke e ofenduar.

40-vjeçari ka shtuar se më pas ata janë konfliktuar me grushte, ndërkohë që thikën e ka përdorur për tu vetëmbrojtur.

Sipas burimeve, që prej 20 shkurtit kur kreu vrasjen, 40-vjeçari ka qëndruar në Tropojë në vendlindjen e tij, tek disa të afërm.

Gazmend Buçpapaj akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›