E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasja e Anesti Ramës në Fier/ Pas vajzës dhe gruas arrestohet 55-vjeçari. Ndihmoi Emalinda Ramën të mbyste të atin me tel

Merr kthesë ngjarja e ndodhur në fshatin Frashër në Fier, ku 26-vjeçarja Emanilda Rama u raportua se vrau babanë e saj Anesti Rama duke e mbytur me tel. 26-vjeçarja u arrestua nga policia po ashtu edhe nëna e saj, Valbona Ramën pasi sipas policisë e kishte ndihmuar dhe kishte fshehur gjurmët.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se 26-vjeçarja është ndihmuar nga një 55-vjeçar banues në Fshatin Arapaj Roskovec, Çlirim Dogani.

55-vjeçari është arrestuar nga policia. Ky shtetas ka bashkëpunuar me 26-vjeçaren në vrasjen e babait të saj duke e mbytur me tel, por edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›