E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Arjan Spahiu, Alibej dëshmon online për gjykatën belge

Bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej ka dhënë sot një dëshmi të gjatë për drejtësinë belge, përmes një video-projektori.

Alibej, ka dëshmuar në procesin që po zhvillohet për vrasjen e mikut të tij Arjan Spahiu, në Bruksel.

Dëshmia online për belgët gjatë kësaj të hëne në GJKKO ka zgjatur për rreth 4 orë, në praninë e prokurorit të SPAK Altin Dumani dhe gjyqtarit Erjon Bani.

Ardit (Arjan) Spahiu, u ekzekutua në vitin 2020 me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek.

Si porositës të krimit, prokurorët belgë akuzojnë të arrestuarin tashmë Franc Çopja.

LEXO EDHE: Media belge zbardh skemën e vrasjes së shqiptarit/ U tradhtua nga një shok, Franc Çopja festoi ekzekutimin

Sipas tyre, motivi i krimit është larja e hesapeve, pasi grupi Çopja kishte përplasje me kreun e klanit kundërshtar të drejtuar nga Erjon Alibej.

Ky i fundit i njohur me nofkën “Krymi”, mori drejtimin e grupit pas vrasjes së vëllait Endrit Alibej, i njohur me nofkën “Tarzani”, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”, dhjetorin e 2018.

Arjan Spahiu konsiderohej si financier i grupit, ndërsa ishte duke hetuar për llogari të Erjon Alibej mbi autorët e atentatit mafioz në Bradashesh.

Arjan Spahiu ishte viktima e radhës në përplasjen e ashpër mes dy grupeve kriminal, Alibej dhe Çopja, që nisi vite më parë me humbjen e një sasi prej 50 kg kokainë ne Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se e kishte grabitur drogën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›