Vrasja e Diana Kastratit, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Adnon Jashari

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Adnon Jasharit, i cili është në kërkim nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kërkesa për lokalizimin e të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së Gjykatës, lidhur me seancën e caktuar për datën 10 nëntor 2026.
Me këtë rast, Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij që t'i ndihmojnë organet e rendit në identifikimin dhe lokalizimin e tij.
"Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e Gjykatës për seancën e datës 10 Nëntor 2026, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Adnon Jashari, i kërkuar për veprën penale 'Vrasje e rëndë'. Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të na njoftojë përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com ose duke u paraqitur direkt në stacionin më të afërt", thuhet në njoftim. /Telegrafi/