E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Armand Shakaj e qëlloi me plumb pas koke (DETAJET)

Pas dy javësh kërkime intensive, ditën e djeshme u gjet trupi i pajetë i Eglant Koçi, i cili ishte shpallur i zhdukur prej ditësh. Trupi u zbulua në zonën e fshatrave mes Tiranë dhe Elbasan, në afërsi të fshatit Cerrujë.

Sipas hetimeve, Armand Shakaj dyshohet se e ka qëlluar Koçin me plumb pas koke dhe më pas ka hedhur trupin në një humnerë për të fshehur krimin.

Trupi i 34-vjeçarit u gjet në gjendje të avancuar dekompozimi. Operacioni i kërkimit u zhvillua nga forcat e policisë shqiptare, me mbështetjen e forcave të sigurisë së Kosovës dhe përdorimin e dronëve.

Familjarët kanë identifikuar trupin në morgun e Tiranës dhe kanë hapur dyert e mortit. Ndërkohë, i dyshuari kryesor, Armand Shakaj, vijon të jetë në arrati, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›