E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasja e Elis Rroshkodolit, mbetet në burg Voltan Xhani

Shtetasi Voltan Xhani, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vrasjen e Elis Rroskodolit, do të vijojë nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Vendimi është marrë nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga Erjon Bani, gjyqtar, për vazhdimin e kësaj mase sigurie.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
    me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Rivlerësimin e
    masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj
    personit nën hetim Voltan Xhani, fillimisht me vendimi nr. 632 (3706), datë 08.09.2024,
    të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me
    vendimin nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit
    të Përgjishëm Shkodër, e cila ka shpallur moskompetencën lëndore të saj, po në këtë
    datë.”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
    88, 112 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 59, datë 05.06.2025, vendosi:
  3. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i
    Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Pertrit
    XHANI, me vendimin Nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës
    së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin Nr. 309
    (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
    Përgjishëm Shkodër.
  4. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
    në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
    për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
    afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›