E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasja e Ermir Dedjas/ Durrës, gjykata lë në burg dy prej të akuzuarve

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë për Klodian Berisha dhe Erion Ndoni, dy të akuzuarit për vrasjen e Ermir Dedjas.

Vendimi u dha këtë të shtunë, më 7 qershor.

Atentati ndaj Dedjas u regjistrua në orën 22:56 minuta mbrëmjen e 19 majit në lagjen nr 18 të Durrësit, ku i riu u qëllua për vdekje.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës shëndetësore të lagjes, ndërkohë që viktima po ecte në këmbë, i veshur me kostum sportiv. Autorët, të cilët ishin të maskuar, e kanë qëlluar Dedjan me armë automatike./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›