E Premte, 6 Nëntor 2026

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuaj

Është dhënë dënimi për Ilir Beqarajn (Brahimi), i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes.

Apeli i Tiranës e ka dënuar me 20 vite, me gjykim të shkurtuar 12 vite e 8 muaj burg.

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me 24 vite burg.

Gjykata e Apelit të Tiranës i njohu të pandehurit gjykimin e shkurtuar dhe ndryshoi vendimin duke e dënuar me 20 vite, ndërsa me gjykim të shkurtuar Beqaraj u dënua me 12 vite e 8 muaj burg.

Gentian Bejtja u ekzekutua më 1 mars të vitit 2024 në banesën e tij me 71 plumba.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›