E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e Gentjan Bejtjas, gjykata kalon për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas, ngjarje e shënuar në mars të 2024 në Larushk të Fushë-Krujës.

Të pandehur në këtë proces janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijojn të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai.

Në seancën e kësaj të premte, mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.

Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›