E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e Santiago Malkos/ Prokuroria e Posaçme kërkon 57 vite burg për vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka

Prokuroria e Posaçme, ka dhënë pretencën për vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka si dhe për 4 të pandehur të tjerë të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë, porositur dhe organizuar vrasjen e ish Policit Santiago Malko, në vitin 2019, I cili njihej si krahu I djathtë I të zhdukurit Ervis Martinaj.

Konkretisht për Leonard Dukën Prokuroria e Posaçme kërkon 32 vite burg, për vëllanë e tij Erlisin 25 vite burg. 32 vite burg janë kërkuar për Fatmir Hysenin, 22 vite burg për Aleksandër Manxhakun, 23 vite burg për Oltian Logën dhe për Dritan Agajn.

Më herët, për vrasjen e Malkos, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.

Leonard Duka, i akuzuar si një ndër autorët por edhe organizatorët e këtij krimi, u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në Tiranë në gusht të po atij viti.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në Tiranë. Në atë kohë u dyshua se Santiago Malko, ka dhunuar babanë e vëllezërve Duka, pas përplasjeve që kishin me ish mikun e tyre Ervin Martinajn për lojërat e fatit.

Si u ekzekutua Santiago Malko?

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”. Malko u ekzekutua me breshëri automatiku në automjetin e tij  BMW X5, ku sapo kishte dalë nga një lavazh.

Leonard Duka dhe Erlis Duka, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy dyshohet se ndoqën dhe ekzekutuan më 27 gusht, Santiago Malkon, ish-oficer policie.

Ata kanë lëvizur me dy makina, konkretisht në automjetin tip ‘Scoda Roomster’ kanë qenë të ulur këta persona Ilir Selmani, i cili drejtonte këtë automjet, në vendin e parë Blendi Tetaj, i cili është tashmë i arrestuar me akuzën për moskallëzim krimi, Leonard Duka dhe Ervis Metani, ky i fundit i larguar pak minuta para se të ndodhte ngjarja.

Këta persona kanë bërë disa lëvizje. Ndërkohë që në automjetin tip ‘Volksëagen’, golf ishin Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Aga dhe Fatmir Hyseni. Ata fillimisht kanë lëvizur nga zona e Freskut, pasi kanë darkuar, në drejtim të banesës së Santiago Malkos pas shumë ecejakesh në atë zonë dhe disa rrugica.

Sipas hetimeve, Leonard Duka i ka kërkuar Ilir Selmanit që të kthente automjetin sepse më në fund kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre.

Ata janë kthyer dhe janë ndaluar në rrugën “Xhanfize Keko” ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santiago Malko. Këtë dëshmi e ka dhënë shtetasi i arrestuar Blendi Teta, i cili nuk është gjendur në momentin e ngjarjes që ishte larguar pak minuta para ngjarjes dhe ka qenë i fshehur në shtëpinë e bashkëjetueses së tij. Ndërkohë që Ervis Metani rezulton i përfshirë vetëm për faktin se automjet ‘Golf 5’ është në pronësi të këtij shtetasi./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›