E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dyfishtë në Pukë, kapen dy autorët

Rrethi i Pukës është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë që u shënua në fshatin Mardhnac në komunën Qelëz. Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur dhe është plagosur rëndë bashkëshortja e njërit prej viktimave pas një konflikti me disa persona, identiteti i të cilëve është zbuluar nga policia e Pukës.

Sipas të dhënave paraprake nga policia dyshhet se për motive pronësie janë qëlluar për vdekje me armë zjarri vëllezërit Paulin dhe Hilë Marku, përkatësisht 40 dhe 50 vjeç, ndërsa është plagosur rëndë gruaja e njërit prej vëllezërve Tone Marku.

Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia kanë rrethuar fshatin Mardhnac dhe ka mundur të arrestojnë dy të dyshuarit si autorë të vrasjes, Fatbardh dhe Seferin Përmarkaj.  Ndërkohë policia po vijon kërkimet për arrestimin e personave të tjerë të cilët dyshohen se është bashkëautor në vrasjen e dy vëllezërve Marku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›