E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i autorit kërkon lirinë

Gjon Shkambi, xhaxhi i Elvis Shkambi autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në Apel. Kjo është e disata herë që kërkohet.

Ai ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit të shkuar, ku prokuroria dyshon se ai mori pjesë në krim të rëndë brenda Gjykatës se Apelit në momentin kur Kalaja shpalli vendimin.

Seanca ndaj Shkambi është caktuar për tu zhvilluar me datën 8 prill ku këtë kërkesë do ta shqyrtojë në apel gjyqtari Taulant Banushi.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›