E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e gjyqtarit në Apel, të plagosur edhe babë e bir! Si paraqitet gjendja e tyre

Të shtënat e ndodhura në Gjykatën e Apelit në Tiranë këtë të hënë, 6 tetor, i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.

Sipas të dhënave të deritanishme, të dy ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht ata nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën.

Të shtënat u raportuan rreth orës 16:00 të kësaj të hëne, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. Autori i dyshuar i ngjarjes u arrestua nga policia, e cila ndërhyri menjëherë sapo u njoftua për ngjarjen e rëndë.

Ai është Gj. Shkëmbi  dhe mësohet se ishte palë në një proces gjyqësor për çështje pronësie. Policia sekuestroi edhe armën e krimit.

Fillimisht u raportua se gjyqtari Kalaja kishte mbetur i plagosur, megjithatë pak kohë më pas u saktësua se ai kishte mbërritur pa shenja jete në spital.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›