E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar Leonard Dukën me 30 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Ndërkohë, vëllai i tij Erlis Duka është shpallur i pafajshëm. Në lidhje me këtë krim, Gjykata ka caktuar dënim në mungesë edhe për Fatmir Hysenin, i cili u dënua me 25 vjet heqje lirie.

Ish-polici Malko njihej ndryshe dhe si krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Vrasja e Malkos u realizua në gusht të vitit 2019./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›