E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e shqiptares Ilaria Sula, Prokuroria e Romës kërkon burgim të përjetshëm për ish-të dashurin

Prokuroria e Romës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, të riun që e goditi për vdekje ish-të dashurën e tij, shqiptaren Ilaria Sula. Ngjarja e rëndë ndodhi marsin e kaluar.

Samson pas krimit makabër, trupin e saj të mbështjellë në një qese e hodhi nga një shkëmb.

I pandehuri, akuzohet për vrasje të rëndë dhe fshehje të një kufome, shkruajnë mediat italiane.

Gjatë argumenteve të tyre përfundimtare, prokurorët deklaruan se vrasja “u planifikua nga Samsoni dhe u ekzekutua ftohtësisht”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›