Vrasja e taksitit dhe rojes së karburantit në 2010, arrestohet 19 vjeçari
TIRANE- Një 19 vjecar është arrestuar si autor i vrasjes së taksistit Urim Begu, dhe një orë më vonë të rojes së karburantit Petraq Mihali. Dy vrasjet mbajnë datën 13 tetor 2010.
Drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muca, doli sot në një konferencë për shtyp për të njoftuar mbi detajet e hetimit një vjeçar dhe operacionit të ndodhur mbrëmë që çoi në arrestimin e Jurgen Kules.
Arrestimi i 19 vjeçari ishte kryer mbrëmë rreth orës 23. 30 në banesën e tij në fshatin Libofsh të Fierit. Ai ishte proceduar më parë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje
"Jurgen Kule së bashku me shokun e tij i identifikuar me inicialet E. L, i cili ka vdekur një muaj më parë nga fostoksina, janë autorë të vdekjes së taksistit Urim Begu dhe më pas të vrasjes së shtetasit Petraq Mihali"- deklaroi drejtori i policisë Sajmir Muça.
2 VRASJE BRENDA 1 ORE
Dyshohet se zanafilla e kësaj ngjarjeje ka qenë grabitja e taksistit Urim Begu. Autorët kanë hipur në taksinë e Urim Begut në Tiranë dhe më pas kanë shkuar në Kavajë ku dhe kanë vrarë taksistin 48 vjecar. Autorët janë larguar me makinën e vjedhur dhe janë ndaluar në një pikën e karburantit në fshatin Plug të rrethit të Lushnjes për të furnizuar me karburant makinën. Këtu dy të rinjtë kanë vrarë dhe 53 vejcarin.
Nga kontrolli i banesës së Jurgen Kules policia sekuestroi dhe armën tip psitoletë me të cilën janë kryer të dyja vrasjet. Akt ekspertiza kishte vërtetuar se dy gëzhojat e gjetura në vendngjarje kishin dalë nga pistoleta e gjetur në banesën e 19 vjecarit.
(s.g/balkanWeb)