E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Fushë-Krujë/ Policia jep detajet: Konflikti për motive të dobëta

Policia ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e 45-vjeçarit, në fshatin Vrion, në zonën e Niklës.

Sipas saj, dyshohet se Eduart Ahmataj, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë Artur Çangun

Policia thotë se kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të krimit Eduart Ahmataj

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›