E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrau 2 vëllezërit në 2012/ Arrestohet pas 11 vitesh autori (EMRI)

Pas 11 vitesh në arrati, policia ka arrestuar Eduart Kurtin, autor i vrasjes së dy vëllezërve Iglent e Sokol Haxhialiu.

48-vjeçari ishte një nga persona më të kërkuar nga policia, ndërkohë që gjykata e kishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2012, kurti vrau me pistoletë dy vëllezërit Haxhialiu. Në atë kohë u tha se krimi ndodhi pasi viktimat i kishin një borxh prej 200 mijë eurosh autorit.

Sipas hetimeve pjesa më e madhe e parave i ishin kthyer Kurtit, por dy vëllezërit i kishin mbetur borxhe ende 36 mijë euro.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›