E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau gruan me thikë në sy të vajzës, flet daja i autorit: I bëj thirrje nipit të dorëzohet, mos i uli më kokën fëmijëve

Një tjetër ngjarje e rëndë me protagonistë një çift shqiptarësh ka tronditur opinion grek ditën e sotme, ku një burrë vrau me thikë bashkëshorten e tij pas një zënke mes tyre në sy të vajzës së tij.

40-vjeçari Panteli Nakoleci goditi me thikë bashkëshorten e tij Marjeta Nakoleci në sy të vajzës së tyre. 36-vjeçarja ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autori u arratis nga vendngjarja.

Lidhur me këtë ngjajre të rëndë ka folur edhe daja i autorit, Jetnor Lumani, i cili tha se për ngjarjen e rëndë janë informuar nga televizori.

Në një intervistë për Vizion Plus, Lumani tha se nipi i tij ka patur probleme të shëndetit mendor, pasi më herët në Shqipëri ka qenë i kartelizuar.

Ndërkohë i ka bërë thirrje nipit që të dorëzohet para autoriteteve për të mos u ulur kokën fëmijëve.

“Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për cfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve. Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar”, tha Lumani.

Ngjarja

Krimi i rëndë ndodhi ditën e sotme në Volos, në sy të fëmijëve të çiftit. nNjë nga katër fëmijët i tha policisë: Pashë babin duke therrur mamin me thikë.

Mësohet se 40-vjeçari e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë bashkëshorten, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Një video e publikuar nga protothema.gr tregon një nga vajzat e çiftit që mbërrin në vendngjarje dhe shikon pellgun e gjakuT në hyrje të pallatit.

Vajza e madhe foli për mediat, duke deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.

Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari shqiptar rrëmbeu një thikë dhe e goditi gruan në qafë dhe shpinë.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti. Por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja u rrëzua dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak, iku me vrap.

Policia vijon hetimet dhe kërkimet për autorin, i cili sipas mediave greke ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor. /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›