E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau ish-vjehrrin, vret veten autori i ngjarjes së rëndë kriminale në Vidhisht

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Autori i ngjarjes së rëndë kriminale e ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ka brarë veten.

35-vjeçari vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën.

Policia e Shtetit bëri të ditur se, pas lirimit të së resë falë ndërhyrjes së forcave të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me autorin me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Sipas Policisë, pavarësisht negociatave intensive të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Roskovec, ndërron jetë në spital 51-vjeçarja e plagosur me armë gjahu

Ka humbur jetën në spital shtetasja B. P., 51 vjeçe, e cila ishte plagosur me armë gjahu në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec.

Sipas njoftimit të Policisë, 51-vjeçarja kishte marrë plagë nga të shtënat me armë gjahu nga shtetasi R. B., 35 vjeç, dhe për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale dhe hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e motivit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vidhisht, ku 35-vjeçari dyshohet se vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij dhe plagosi nënën e saj, ndërsa më pas mori peng ish-të dashurën.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›