E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrau kolegun në ambientet e lokalit në Tiranë/ Policia: Autori i dyshuar i krimit rezulton i dënuar më parë

TIRANË- Autori i dyshuar i vrasjes së Indrit Ismaillari në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit rezulton i dënuar më parë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, Flip Shehu, i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Menjëherë pas krimit, autoritetet sekuestruan thikën me të cilin dyshohet se 41-vjeçari kreu krimi.

Sipas informacioneve të policisë, autori dhe viktima ishin punonjës të lokalit, ndërkohë që sherri kishte nisur për motive të dobëta.

Autori i dyshuar i krimit akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›