E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau me thikë 51-vjeçarin, Gjykata e Durrësit “kyç” në qeli Teilor Tivarin

Arrest me burg është masa e caktuar nga Gjykata e Durrësit për dy vrasësit e akuzuar të 51-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 24 shtator.

Pas seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, autoritetet caktuan masën e sigurisë për autorin e krimit, 24-vjeçarin Teilor Tivari, dhe për bashkëpunëtorin e tij 27-vjeçar.

Ngjarja ndodhi paraditen e së mërkurës, ndërsa trupi i viktimës u gjet vetëm në mbrëmje nga nipi i tij, në banesën ku jetonte.

Burime policore bënë me dije se Tivari kishte shkuar te viktima për të blerë lëndë narkotike, por pas një konflikti mes tyre e goditi disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Autori u largua nga vendi i krimit, i ndihmuar nga një 27-vjeçar. Gjatë dëshmisë, i riu pretendoi se viktima kishte tentuar ta përdhunonte.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›